Borrell: Sanksionet e SHBA ndaj disa serbëve, hap i rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar

schedule10:49 - 9 Dhjetor, 2021

schedule 10:49 - 9 Dhjetor, 2021

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka mirëpritur sanksionimin e disa serbëve nga Kosova, të cilët sipas Shteteve të Bashkuara janë pjesë e një grupi të krimit të organizuar.

Borrell është shprehur se vendosja e sanksioneve ndaj disa serbëve nga Kosova, është hap i rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor.

Shkatërrimi i rrjeteve kriminale transnacionale kontribuon në sigurinë, stabilitetin dhe përmirëson sundimin e ligjit në mbarë rajonin. BE-ja është plotësisht e angazhuar në arritjen e këtij synimi të përbashkët”, shkruan Borrell./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!