Shqipëria në Këshillin e Sigurimit, Xhaçka: Në axhendë kemi Kosovën dhe ngrohjen globale

schedule10:25 - 9 Dhjetor, 2021

schedule 10:25 - 9 Dhjetor, 2021

Në Janar Shqipëria do të marrë mandatin dyvjeçar si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit. Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka zhvilluar një takim me ekipin që do të përfaqësojë Shqipërinë duke e cilësuar si strategji përpara ndeshjes duke treguar edhe objektivat.

Patëm një takim të gjatë me ekipin që do të përfaqësojë Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit. Ishte pak a shumë si ai takimi i trajnerëve në prag të ndeshjes për të motivuar ekipin dhe për të diskutuar taktikat dhe strategjitë përpara ndeshjes. Është një ngjarje e jashtëzakonshme për diplomacinë shqiptare.

Fokusi do të jetë te Kosova dhe stabiliteti rajonal. Për të çuar përpara disa prioritete të përbashkëta, si axhenda e grave, paqes dhe sigurisë, lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm, sfidat e sigurisë që burojnë nga ngrohja globale dhe çështje të tjera” tha ajo./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!