Tregut medial në Maqedoni i shtohet edhe një media e re InfoShqip.com

schedule00:12 - 9 Gusht, 2016

schedule 00:12 - 9 Gusht, 2016

Me datë 1 Gusht të vitit 2016 në tregun medial të Maqedonisë ka filluar me punë edhe media InfoShqip.com i cili do jetë është një media informative në gjuhën shqipe i fokusuar kryesisht në mbulimin me lajme dhe informacione nga Maqedonia.

Ky portal u themelua më 1 Gusht 2016, me qëllim që të bëhet një medium i besueshëm, i pa-anshëm politikisht, i pavarur dhe duke synuar gjithmonë që me ndershmëri të zhvillojë detyrën e një mediumi të dashur për lexuesin shqiptar.

Portali InfoShqip.com vjen tek ju në kohë reale me shumë artikuj, dosje, komente, analiza e reportazhe të ndryshme, lexuesit do të kenë mundësi të kyçen në këtë mozaik informacioni për tu informuar në çdo kohë për të gjitha ndodhitë nga vendi, rajoni dhe me gjerë. Nëpërmjet këtij mediumi synohet që të kuptohen dhe artikulohen preokupimet e afërta të opinionit publik në lidhje me aspekte të ndryshme të jetës së përditshme.

Me një paraqitje dhe përmbajtje të pavarur si dhe i inicuar nga një staf prej disa gazetarësh InfoShqip.com synon profesionalizëm dhe cilësi e cila shkon përtej tregut vendor dhe rajonal.

InfoShqip.com objektiv kryesor gjatë gjithë kohës do ketë rruajtjen e profesionalizmit në fushën e gazetarisë dhe asnjëherë nuk do të publikohen lajme të rreme apo informacione me përmbajtje propagandistike, ku në çdo rast do të ruhet etika gazetareske dhe gjithmonë do të guxojmë të shfaqim realitet siç është gjatë ekzistimit si media e lirë.

Për më shumë mund ta vizitoni në: www.InfoShqip.com