Një aksident tragjik i mori jetën një 17-vjeçari mbrëmjen e sotme në Bulqizë. Makina me të cilën ai po udhëtonte ra një humnerë dhe për pasojë Florian Pupuleku, 17-vjeç gjeti vdekjen e menjëhershme ndërsa u plagos rëndë Ervi Terziu.
Raportohet se viktima ishte nxënës në shkollën e Mesme Teknologjike “Hysen Çela” në Durrës”.
Në faqen zyrtare të kësaj shkolle në Durrës shprehen ngushëllimet për ndarjen nga jeta të të riut, ndërsa shkruajnë se ai ishte senator i klasës XII-U1.
Postimi:
Me keqardhje japim lajmin e hidhur se nxenesi i shkolles tone, senatori i klases se XII-U1 Florian Pupuleku ka humbur jeten ne nje aksident tragjik.
Stafi dhe nxenesit e shkolles i shprehin ngushellimet familjes dhe shokeve.
Qofte i xhehnetit dhe zoti i dhente force familjes.
/abcnews.al/