“Jemi në pandemi, pavarësisht variantit dhe kemi të infektuar, të shtruar në spitale dhe humbje jete.” Ka qenë kjo përgjigja e drejtorit të Urgjencës Kombëtare Skendër Brataj kur u pyet rreth rrezikshmërisë së variantit të ri “Omicron”.
Megjithatë, në një bisedë me Jonida Shehun në “Radari Informativ”, Brataj pohoi se ky lloj i virusit shkakton një formë sëmundjeje më të lehtë se Delta që është aktualisht dominant.
Me ardhjen e dimrit dhe uljen e temperaturave pasojnë edhe virozat e stinës ndërsa njerëzit frekuentojnë gjithnjë e më tepër ambientet e mbyllura. Kjo situatë pritej që të sillte një rritje të rasteve, por megjithatë drejtori i Urgjencës Kombëtare thekson se valë si ato të mëparshmet nuk do të ketë pasi duhet të marrim parasysh që tashmë kemi të bëjmë me popullatë të vaksinuar.
Si një zhvillim pozitiv Brataj komentoi edhe deklaratat e bëra sot nga Pfizer që bëri të ditur se doza e tretë e vaksinës së tyre mund të neutralizojë variantin e ri.
Po ashtu, anëtari i Komitetit Teknik të Ekspertëve këshilloi gratë shtatzëna që të vaksinohen për t’u mbrojtur nga variantet ekzistuese dhe ato të reja. Brataj theksoi se nga vaksina, foshnja nuk merr gjë tjetër veç antiturpave kundër sëmundjes. /abcnews.al/