FMN: Kujdes me ndryshimet tatimore dhe garancitë sovrane

schedule15:02 - 8 Dhjetor, 2021

schedule 15:02 - 8 Dhjetor, 2021

Nga Erblina Mile

Rritja e ekonomisë shqiptare do të përgjysmohet gjatë vitit 2022. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar  niveli i rritjes për vitin e ardhshëm parashikohet të jetë 3,8% nga 7.8% që vlerësohet të arrijë këtë vit. Rreziqet  në këtë ecuri lidhen me vijimin e pandemisë dhe rritjen e çmimeve të energjisë.

Ndërkohë që i ka bërë apel qeverisë që të bëhet kujdes me  ndryshimet e shpeshta të buxhetit të cilat duhet të realizohen vetëm në raste emergjente. Rrezik për financat shqiptare  Fondi monetar Ndërkombëtar ka cilësuar dhënien e garancive sovrane për bizneset dhe institucionet shtetërore. Në raport theksohet  se duhet të merren masa për të  realizuar reforma në sektorin e energjisë dhe të ujit.

“Skemat e garancisë së qeverisë për sektorin privat aktualisht dhe mbështetja në rritje e sipërmarrjeve shtetërore nga garancitë sovrane dhe mbështetja buxhetore e herëpashershme shtojnë rreziqet fiskale. Në këtë kontekst, është e rëndësishme të rigjallërohen reformat e sektorit të energjisë elektrike dhe të ujit që janë vonuar vitet e fundit, në mënyrë që të ndihmojnë në uljen e rreziqeve fiskale dhe dobësive të lidhura me klimën”.

Fondi Monetar Ndërkombëtar thekson se është e rëndësishme që të ndërhyhet në sistemin tatimor  për ta thjeshtuar atë sa më shumë në mënyrë që të rritet niveli i të ardhurave. Kritikë janë me përjashtimet e bëra sidomos në zërin e TVSH.

Duhet të vendoset një prag i vetëm regjistrimi për TVSH-në dhe tatimin mbi të ardhurat. Disa masa, si futja e një norme të dytë e reduktuar e TVSH-së dhe struktura e propozuar e TAP, ka të ngjarë të dëmtojë më tej qëndrueshmërinë e  sistemi tatimor dhe duhet të rishikohet”.

Fondi Monetar Ndërkombëtar I ka kërkuar qeverisë ndër të tjera që të rrisë transparencën dhe llogaridhënien për shpenzimet emergjente dhe fondet me subjekt rindërtimi. Ndërsa theksohet se

Ekspozimi i qeverisë ndaj projekteve PPP është një sfidë kryesore.

REKOMANDIMET PËR TAKSAT

  • Vendosni një objektiv të vetëm të të ardhurave të përgjithshme.
  • Vlerësoni ndikimin e të ardhurave të secilës reformë të politikës tatimore
  • Të vendoset një prag i vetëm regjistrimi për TVSH-në dhe tatimin mbi të ardhurat
  • Hartimi i një regjimi të thjeshtuar tatimor për të trajtuar në mënyrë të barabartë tatimpaguesit

/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!