Një i burgosur shqiptar është gjetur i vdekur në burgun Koridalos në Greqi . Sipas shenjave të para 33 vjecari ka humbur jetën për shkak të përdorimit të lëndëve narkotike. Por shkaku i saktë i vdekjes do të sqarohet pas kryerjes së autopsise nga mjeku-ligjor.
Ky është i burgosuri i tretë që humb jetën në Koridalos brenda pak ditësh. Më herët ishte vrarë Arbër Bako dhe një shtetas grek ishte gjetur i vdekur për shkaqe patologjike. /abcnews.al


