“Kërcënimi” i Omicron, klubet e Premier Leagua kanë frikë nga mbyllja e stadiumeve gjatë Krishtlindjeve

schedule11:25 - 8 Dhjetor, 2021

schedule 11:25 - 8 Dhjetor, 2021

Klubet e Premier League i frikësohen një mbyllje të stadiumeve gjatë Krishtlindjeve. Shqetësimet në rritje në lidhje me përhapjen e variantit Omicron po ndikon tanimë në kampionatet më të mira të Evropës.

Rregulli i parë është vendosur dhe është ai i pasaportave Covid, që do të thotë se tifozët e pavaksionuar nuk do të lejohen të futen në stadiume. Por shqetësimi më i madh është se edhe këto masa mund të mos funksionojnë, duke çuar kështu në një tjetër mbyllje që do ti kushtonte klubeve miliona euro të humbura.

Situata është përkeqësuar dhe lajmet se 6 lojtarë të Tottenham janë infektuar kanë trembur akoma më shumë. “Spurs” do të luajnë ditën e nesërme ndaj Rennes në Conference League, por ata mund t’i kërkojnë Premier League që të shtyjnë ndeshjen e së dielës ndaj Brighton.

Një ndeshje evropiane do të ishte në rrezik vetëm nëse një ekip ka më pak se 13 lojtarë ose asnjë portier të regjistruar në dispozicion. /abcnews.al