Travis Scott kërkon që gjykata të hedhë poshtë padinë e ngritur kundër tij pasi 10 persona u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën në koncertin e tij muajin e kaluar. Reperi paraqiti dokumente ligjore të hënën duke mohuar akuzat e ngritura ndaj tij.
Burime pranë reperit thonë se ai po planifikon t’i përgjigjet në mënyrë të ngjashme rasteve të tjera që janë ngritur kundër tij. Disa padi janë ngritur që emërtojnë të pandehurit si Scott, reperin e ftuar Drake dhe Live Nation.
Vetëm një padi, e cila u ngrit në mes të nëntorit, kërkon 2 miliardë dollarë në emër të 282 personave të prekur nga ngjarja. Scott ka shprehur trishtim për tragjedinë dhe ka ofruar të mbulojë shpenzimet e funeralit për ata që vdiqën.
/abcnews.al