Tiranë, shtatë persona në pranga

schedule12:29 - 27 Janar, 2019

schedule 12:29 - 27 Janar, 2019

Shtatë persona janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës 24 orët e fundit. Aksioni i uniformave blu vjen pas planit për masa të shtuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Mbi të arrestuarit rëndojnë akuzat nga më të ndryshme përndjekje, dhunë në familje, armëmbajtje pa leje dhe vjedhje.

Kështu që në pranga ra 27-vjeçari Sh.P. pasi në rrugën “Dritan Hoxha” ka përndjekur ish-të dashurën. Për të njëjtën akuzë u arrestua edhe 44-vjeçari F.K. Ai ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme ish-bashkëshorten.

Ndërkohë i riu B.N. 21 vjeç u arrestua në flagrancë pasi në rrugën “Vangjel Noti” ka vjedhur një sasi lekësh në një mjet. E.H. dhe E.P., të dy 32 vjeç, u arrestuan për veprën penale të vjedhjes së kryer në bashkëpunim. Ata kanë vjedhur banesën e një personi në Vorë. Gjithashtu dyshohet janë autorë edhe të katër vjedhje të tjera banesash të ndodhura në Vorë.

44-vjeçari M.J. u arrestua pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dy pistoleta. Për armëmbajtje pa leje u arrestua edhe një 38–vjeçar. Ai u ndalua në rrugën “Ramazan Gaxherri” dhe gjatë kontrollit fizik ndaj tij u gjet një pistoletë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!