Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

 “Shtëpia e jetës”, Meta përuron pllakatën e nderit

schedule12:05 - 27 Janar, 2019

schedule 12:05 - 27 Janar, 2019

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka marrë pjesë në ceremoninë përuruese të pllakatës së nderit, përmes së cilës fondacioni ndërkombëtar Raul Wallenberg shpall Shqipërinë “Shtëpinë e jetës” për mbrojtjen dhe strehimin e hebrenjve nga regjimi hitlerian.

“Shqipëria dhe pse një vend nën pushtimin nazist është konsideruar si një parajsë tokësore dhe strehë shpëtimtare, jo vetëm për qytetarët e saj hebrenjë që ishin gati 200, por edhe për tërë ata hebrenjë që lanë shtëpi e katandi, anembanë Europës për të shpëtuar kokën, familjet dhe fëmijët e tyre nga zgjidhja përfundimtare e shtazërisë së pamëshirshme hitleriane.

Nëpërmjet këtij akti solemn, ne jo vetëm i bëjmë me dije gjithë njerëzimit historinë fymëzuese dhe unike të paraardhësve tanë, por edhe zotohemi që këtë trashëgimi njerëzore, t’ua përçojmë fëmijëve tanë dhe brezave që do të vijnë. Kurrë më! Ky është apeli i të shpëtuarve të holokaustit, disa shpëtuan në këtë truall pikërisht prej shpirtit altruist të shqiptarëve dhe ky është mesazhi ynë nga Tirana, kryeqenda e shtëpisë më të re botërore të jetës”, u shpreh Presidenti/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!