Një 43 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Pukës, pasi ka plagosur me thikë një shtetas.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në Fushë-Arrës ku shtetasi F. M., 43 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës thikë, shtetasin D. G., 52 vjeç.
I dëmtuari ndodhet në spitalin e Pukës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka bërë të mundur arrestimin e tij.
“Plagosi me thikë një 52-vjeçar, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë kapet autori i dyshuar i ngjarjes.
Më datë 07.12.2021, rreth orës 11:30, në Fushë Arrëz, shtetasi F. M., 43 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës thikë, shtetasin D. G., 52 vjeç, banues në Fushë Arrëz.
I dëmtuari ndodhet në spitalin e Pukës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e Policisë, i autorit të dyshuar të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al