Austria heq masat, por vetëm për të vaksinuarit

schedule12:36 - 7 Dhjetor, 2021

schedule 12:36 - 7 Dhjetor, 2021

Austria do heqë masat për të vaksinuarit por masat për të pavaksinuarit do të qëndrojnë ende në fuqi, tha në një deklaratë kancelari i ri austriak Carl Nehamer, një ditë pas marrjes së detyrës.

Shteti i Austrisë së Epërme ka njoftuar tashmë se do të zgjasë bllokimin me të paktën një javë, ndërsa kryeministri i Styria, Herman Sutzenhofer, tha gjithashtu se  mund të ndërmarrë rregulla më të ashpra.

Numri i rasteve ka shënuar rënie gjatë dy javëve të fundit, por mbetet sërish i lartë. Austria ka regjistruar 5192  raste në 24 orë. Gjithashtu, vendi pritet të miratojë një projektligj duke gjobitur deri në 600 euro çdo 3 muaj personat mbi 60 vjeç të cilët refuzojnë të vaksinohen.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!