Një tragjedi ka ndodhur në një familje në Greqi në rrugën e Olympias. Vëllai 34-vjeçar ka vrarë motrën dhe më pas ka kryer vetëvrasje.
Ata jetonin bashkë me nënën e tyre, e cila e kishte ndërruar jetë kohët e fundit.
Pas vdekjes së saj mes dy të rinjve kishin nisur konflikte të vazhdueshme si pasojë e gjendjes së rënduar psikologjike.
Ata kishin edhe një vëlla tjetër i cili ka gjetur trupat e pajetë të dy viktimave në banesë. /Abcnews.al