Dy ditë pas shpërthimit të fuqishëm të vullkanit Semeros, numri i të vdekurve ka shkuar në 22, ndërsa dhjetëra persona rezultojnë ende të zhdukur. Mali Semeru, më i larti në Java, shpërtheu të shtunën.
Pamjet ajrore tregojnë çatitë e mbuluara nga hiri, ndërsa vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit nga ushtarë, policë dhe civilë, të cilët gërmojnë me duar për të nxjerrë trupat.
Sipas qendrës së Indonezisë për Vullkanologjinë dhe Menaxhimin e Rrezikut Gjeologjik, aktiviteti sizmik do të vazhdojë./abcnews.al