Mbrëmjen e së shtunës në Dance Reality Show “T’ka mami yll”, mami i Kristinës mori vajzën dhe u largua menjëherë nga skena. Kjo pasi Mikele vendosi të ndërrojë skuadër duke zëvendësuar Kristinën.
Edhe si pasojë, mamaja e Kristinës e mori këtë si një sulm që po ja bëjnë që nga momenti i parë kur ka ardhur.
Ky debat është hapur sërish sot gjatë provave, ku Mikele ka akuzuar mamin e Kristinës se nëna është sëmurë vetëm se kjo e fundit la skenën.
Debati mes Mikeles dhe mamit të Kristinës:
Mikele: Sepse nëna ime është e sëmurë për faktin që t’i dole përjashta. Nuk e pranoj fare që t’i të dalësh përjashta.
Mamaja e Kristinës: Pse është sëmurë nëna, ti më akuzon mua?
Mikele: Po, sepse ti e njihje nënën se the jemi në një shtëpi. A e njihje nënën që nëna ka qenë e sëmurë? Edhe nuk ka ardhur në emision se ka qenë me tension. Pse e bëre ti këtë? Pse dole jashtë?
Mamaja e Kristinës: Në ato momente nuk mund të mendoja që nëna ka qenë e sëmurë.
Mikele: As unë nuk mendoj para jetës së nënës time. Kaq./abcnews.al