Nga Erblina Mile
Denar Biba është kandidati për të drejtuar Autoritetin e Konkurrencës. Komisioni i Ekonomisë ka shqyrtuar këtë kandidat i cili më pas do ti kaloj për miratim Kuvendit.
Por ky emër nuk është mirëpritur nga opozita. Alfred Rrushaj e ka kundërshtuar këtë kandidat duke theksuar se është një person i ekspozuar politikisht dhe madje i akuzuar nga një gjykatë ndërkombëtare. Kundër kandidaturës ka qenë edhe deputeti Erjon Braçe i cili iu bashkua opozitës në qëndrim.
Denar Biba pritet të zëvendësoj në Juliana Latifin të cilës i ka mbaruar mandati. Komisioni nuk pranoi propozimin për të realizuar seancë dëgjimore dhe e kaloi kandidaturën e Denar Bibës për miratim në parlament./ Abcnews.al