Disa ditë pas masakrës në shkollë, republikani amerikan uron Krishtlindjet me armë në dorë

schedule15:02 - 6 Dhjetor, 2021

schedule 15:02 - 6 Dhjetor, 2021

Thomas Massie, një republikan amerikan postoi një foto të familjes për Krishtlindje duke buzëqeshur dhe duke pozuar me një shumëllojshmëri armësh, vetëm disa ditë pasi katër adoleshentë u vranë në një shkollë në Michigan, shkruan Reuters

Ai, bashkëshortja, dhe fëmijët kishin të gjithë nga një armë në dorë, dhe si dhuratë kërkojnë më shumë municione. Dhe pse pjesa më e madhe  familjes së tij e ka të vështirë të menaxhojë një plumb, nuk hezitojnë që të pozojnë të secili me nga një armë në dorë në divanin e shtëpisë pranë pemës së krishtlindjeve.

Dhe fraza e zgjedhur për të uruar festat është e mirë menduar: “Babagjyshi i vitit  të ri, të lutem na sill municione si dhuratë.”

Një fotografi dhe një urim që ka shkaktuar debate në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pro dhe kundër. Por dhe risolli vëmendjen tek masakrat e fundit nga ana e të miturve të cilët me armë të tilla kanë vrarë e plagosur bashkëmoshatarë të tyre.

Lista e të indinjuarve dhe të atyre që janë distancuar nga përfaqësues i Kentakit në kongresin e amerikan, është e gjatë. Demokratë dhe familjarë të viktimave të masakrave në shkollë e konsiderojnë si një turp fotografinë e shpërndarë në rrjete sociale nga Thomas Massie. Një temë e nxehtë duke marrë në konsideratë se sa pak kohë ka kaluar nga masakra në Michigan: 4 gjimnazistë të vrarë dhe 7 të plagosur nga një 15 vjeçar të cilit prindërit i kishin dhuruar një armë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!