Me Krishtlindjet vjen dhe fundi i muajit. Kjo do të thotë një gjë: llogaria juaj bankare nuk do të jetë më në gjendjen më të mirë. Megjithatë, duam të shqetësohemi për ëmbëlsirat që do të hamë në tryezë, jo për rrogën. Sidoqoftë, duhet të ndiqni disa këshilla për të kursyer para dhe për të mos shpenzuar më shumë se duhet.
Duhet të llogarisni shpenzimet
Shumë herë keni shpenzuar shuma të mëdha parash, pa parë buxhetin. Kjo duhet të ndalet. Është më e lehtë të frenoni veten nëse i dini financat tuaja.
Bëni më pak dhurata
Mos i bëni dhurata kushëririt tuaj të tretë, të cilin e shihni një herë në vit. Nuk është e vrazhdë. Zgjidhni personat më të afërt dhe kushtojini më shumë vëmendje.
Nuk shkoni në qendra tregtare
I shmangni qendrat tregtare në çdo mënyrë. Nuk duhet të hyni vetëm në dyqanin që ju intereson por te të gjithë ata që mendoni se mund të gjeni një dhuratë, ku mund të ketë oferta. Dhe patjetër mund të merrni diçka, qoftë edhe të vogël. /abcnews.al