Presidenca europiane e Rumanisë dhe polemikat që e shoqërojnë

schedule15:19 - 26 Janar, 2019

schedule 15:19 - 26 Janar, 2019

Rumania shënon herën e parë të saj në presidencën e Këshillit të Bashkimit Europian, por semestri që e pret duket shumë i komplikuar, kjo për disa arsye: temat e rëndësishme me të cilat do të përballet, mosbesimi i Brukselit ndaj Bukureshtit dhe përplasjet mes Presidentit dhe qeverisë në vend.

Presidenca e Këshillit Europian ushtrohet me turne nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian çdo gjashtë muaj. Gjatë çdo semestri, vendi drejton mledhjet në kuadër të Këshillit duke kontribuar në garantimin e vazhdimësisë së punimeve. Shtetet anëtare që marrin presidencën bashkëpunojnë ngushtë në tre grupe, që njihet si trio. Ky sistem hyri në fuqi nga traktati i Lisbonës në vitin 2009. Detyrë e kësaj trioje është fiksimi i objektivave afatgjatë, përgatitja e një program për vendosjen e temave dhe cxështjeve kryesore që do të trajtohen nga Këshilli në një periudhë prej 18 muajsh. Mbi bazën e programit të përbashkët, çdo vend përgatit një program tre mujor më të detajuar. Trioja e këtij viti përbëhet nga Rumania, Finlanda dhe Kroacia.

Pas përfundimit të presidencës austriake tashmë është radha e Bukureshtit që do të mbajë këtë drejtim deri në 30 Qershor të 2019-s. Një periudhë vendimtare për Europën, ky në qendër të vëmendjes do të jetë Brexit dhe zgjedhjet europiane të muajit Maj. Rumania është vendi, i cili që nga 1 Janari i këtij viti ka për detyrë të mbulojë përgjegjësitë e presidencës së Këshillit të Bashkimit Europian.

Nga këndvështrimi praktik, presidenca, në këtë rast rumune, ka për detyrë që të çojë para punimet e Këshillit mbi normativën e Bashkimit Europian. Presidenca e radhës duhe të bëjë të mundur zhvillimin e rregullt të debateve dhe aplikimin korrekt të rregullores së brendshme dhe të metodave të punës së Këshillit. Por detyra kryesore e Rumanisë është përfaqësimi i Këshillit në marrëdhëniet me institucione të tjera të Bashkimit Europian, në mënyrë të veçantë me Komisionin dhe Parlamentin Europian.

Rumania është anëtare e Bashkimit Europian që nga 1 Janari 2007. Për Bukureshtin kjo është hera e parë në presidencën e Këshillit të Bashkimit Europian. Rumania konsiderohet një vend që ende nuk e ka kompletuar plotësisht anëtarësimin e saj dhe pjesëmarrjen në zonën Shengen. Monedha zyrtare në vend mbetet ende ajo vendase, por objektivi është që monedha Euro të zërë vendin e saj në periudhën 2022-2023.

Por presidenca e Bukureshtit ka nisur me kritika të ashpra nga ana e Juncker dhe me një përplasje ligjore me Komisionin e Bashkimit Europian për sa i përket fondeve të përbashkëta. Akuzat ndaj vendit janë për mashtrim dhe korrupsion të përhapur.

Analistët mendojnë se presidenca rumune vjen në një moment të turbullt për Bashkimin Europian, por dhe ish-shtetin satelit të Bashkimit Sovjetik. Por dhe mungesa e eksperiencës së Bukureshtit nuk i qetëson aspak liderët e Brukselit. Me një ashpërsi të tepruar kreu i Komisionit Europian Jean Claude Juncker vuri në dyshim faktin nëse Rumania e ka kuptuar se çfarë do të thotë të drejtosh vendet europiane në këshillin e BE-së. Një organ, së bashku me Parlamentin Europian, me një funksion legjislativ dhe buxhetor për koordinimin e politikave ekonomike të shteteve anëtare, përveç sigurisë dhe politikës së jashtme të përbashkët. Gjithsesi akuzat për mungesë eksperience qëndrojnë, duke marrë në konsideratë se Bukureshti do të përballet me Brexit dhe zgjedhjet europiane.

Nuk është hera e parë që Juncker humbet qetësinë këtë herë gjatë një interviste për Die Welt, por ai ka dashur ta sjellë këtë cëcshtje dhe si personale duke iu referuar madatit të tij si super komisioner europian.

Bashkimi Europian nuk ka besim tek Bukureshti sepse lidershipi politik rumun është aktualisht në përplasje me institucionet europiane për akuzat për mashtrim me fondet e përbashkëta si dhe për shkeljen e shtetit të së drejtës, me reforma në drejtësi ende të papërfunduara njësoj si në Poloni dhe Hungari. Brukseli kritikon Rumaninë për përpjekje të dobësimit të drejtësisë rumune, e cila heton dhe për denoncimet e zyrës europiane ant-mashtrim, të Komisionit të Bashkimit Europian, për zhdukjen e një fondi prej 21 milionë eurosh në periudhën 2001 – 2012.

Në qendër të hetimeve për korrupsion ndodhet lideri i socialdemokratëve Liviu Dragnea, ende personazhi politik më me influencë në Ruamni pavarësisht se është dënuar për mashtrim elektoral dhe kjo e pengon që të ketë post në qeveri. Ai dyshohet se ka mbështetur një rrjet kriminal dhe se ka falsifikuar dokumente për të përfituar fonde europiane kur ishte administrator provincial. Dragnea ka apeluar dënimin e tij në Gjykatën Europiane të Drejtësisë kundër Komisionit Europian. Beteja juridike mes Juncker dhe Dragnea vështirëson mandatin e Rumanisë në Bruksel, i shënuar tashmë dhe nga protestat anti-qeveritare para hollit ku zhvillohej ceremonia në 10 Janar, në Bukuresht për marrjen e presidencës së Këshillit të Bashkimit Europian.

Ekzekutivi I drejtuar nga kryeministrja socialdemokrate Viorika Dansila, krah i djathtë i Dragnea dhe nga presidenti liberal Klaus Johannis – Rumania është një republikë gjysëm presidenciale – nuk është i besueshëm, as në sytë e elektoratit dhe as përballë institucioneve europiane. Koalicioni mes socialdemokratëve dhe liberalëve, karakterizohet dhe nga përplasje të brendshme mes Dansila dhe Johanis. Në Korrik të një viti më parë Prokurorja e Përgjithshme në ekipin anti korrupsion Laura Kovesi, u pezullua nga detyra pasi u tregua shumë e ashpër me disa politikanë. Dhe që atëherë ekzekutivi nuk po arrin një marrëveshje për emrin që duhet ta zëvendësojë.

Ndërsa nuk është bllokuar reforma në drejtësi pavarësisht apeleve të Bashkimit Europian për t’u luftuar më shumë ndaj korrupsionit dhe për të mos imituar më qeveritë sovraniste të Vishegradit. Brukseli është i shqetësuar dhe për tendencën në rritje të Bukureshtit për të flirtuar, pavarësisht orientimit politik të kundërt, me nacionalizmin dhe populizmin në Poloni dhe Hugarisë.

Ata që kundërshtuan inagurimin e semestrit të Bashkimit Europian, mbanin në duar flamuj europianë, si në protestat në Budapest dhe Beograd, duke akuzuar socialdemokratët rumunë se janë nga ana e Rusisë. Juncker theksoi se Bashkimi Europian është i përbërë nga kompromise, por kur bëhet fjalë për të drejtat e njeriut, ligjin dhe luftën kundër korrupsionit, nuk ka asnjë mundësi për kompromis.

Polaku Donald Tusk, president i Këshillit Europian u tregua më i butë, ndoshta sepse dhe ai vjen nga Lindja. Por dhe ai paralajmëroi Bukureshtin që t’i përmbahet principeve dhe rregullave europiane. Datat më të rëndësishme që Rumania duhet të ketë në axhendë, është 29 Marsi – ku Britania e Madhe do të shkëputet nga Bashkimi Europian dhe 23 – 26 Maj do të mbahen zgjedhjet europiane për rinovimin e parlamentit.

Shtetet themeluese kontribuojnë më shumë para se sa marrin në Bashkimin Europian në kundërshtim me vendet e lindjes. Kancelarja gjermane Angela Merkel paralajmëroi pasoja të ashpra mbi qeveritë e bllokut euro skeptik dhe anti emigrant të Vishegrad: Poloni, Republikë Ceke, Sllovaki dhe Hungari; nëse vazhdojnë të refuzojnë politikat për pritjen e emigrantëve në vend. Nga Gjermania në vitin 2017 janë dhënë rreth 20 miliardë euro për Europën, dhe gjermanët morën mbrapsht më pak se 11 miliardë. Italia pas Britanisë së Madhe dhe Framcës është kontribuesi i katërt i rëndësishëm duke dhënë më shumë se 2 miliardë. Rumania ka marrë 4.7 miliardë euro ndërsa ka dhënë 1.2 milard, ndërsa Polonia rreth 13 miliard euro nga 3 miliardë që ka dhënë.

12 vjet që nga anëtarësimi në Bashkimin Europian dhe 30 vjet pas rënies së regjimit komunist të Nikolae Çausesku, Rumania sheh veten si president e radhës e Këshillit të Bashkimit Europian. Por duke pasur parasysh dyshimet e ditëve të fundit nga ana e liderëve të ndryshmë europianë, presidenca parashikohet si një detyrë shumë e vështirë.  Por dhe në lidershipin rumun nuk mungojnë përplasjet, mes qeverisë dhe presidentit të vendit Klaus Johannis. Ky i fundit deklaroi një muaj më parë se Rumania nuk ishte gati për të marrë presidencën.

Por kryeministrja rumune këmbëngul se vendi i saj është shumë i lidhur me idetë europiane dhe premton se presidenca do të veprojë për të reduktuar ndryshimet e zhvillimit që ende janë të pranishme në Bashkimin Europian. Kjo për të pasur një akses të njëjtë në përfitime, si dhe për të nxjerër jashtë loje faktorë që shkaktojnë ndarje apo hierarki mes shteteve anëtare. Bukureshti shpreson të jetë pjesë e zonës Shengen: në muajin Dhjetor Parlamenti Europian i kërkoi në mënyrë zyrtare Këshillit të Bashkimit Europian që Rumania dhe Bullgaria të jenë pjesë e sistemit për lëvizjen e lirë.

Bukureshti këmbëngul se prej shtatë vitesh, respekton të gjitha kriteret që duhen, duke investuar në sigurinë e kufijve dhe tashmë duhet vetëm miratimi në mënyrë unanim nga ana e këshillit. Siguria e kufijve është një prioritet i presidencës rumune.

Përballë kritikave të Brukselit, qeveria rumune zgjodhi një qëndrim euroskeptik, duke bërë që rumunët të kenë gjithnjë e më pak besim në institucionet europiane. Sipas sondazheve të fundit, i kryer në Shtator të 2018-s, 49 për qind e rumunëve konsideron pozitiv anëtarësimin në Bashkimin Europian, një përqindje 10 herë më e vgël në krahasim me vitin 2017.

Rumania, vitet e fundit ka qenë vendi europian me rritjen më të lartë ekonomike. Dhe tashmë ka katër prioritete: Europa në një ritëm të njëjtë, Europa si një aktor i fortë global, Europa më e sigurtë dhe Europa me vlera të përbashkëta. Kryeministrja rumune Dansila u shpreh se nuk duhet të ketë më qytetarë të nivelit të parë dhe të dytë në Bashkimin Europian.

Por qeveria rumune duhet të zgjidhë më parë një problem komunikimi institucional dhe të arrijë një marrëveshje me kreun e shtetit Klaus Iohannis, për të vendosur se kush do të përfaqësojë vendin në Këshillin Europian. Njëri është kreu i shtetit, tjetri ai që vetëquhet zoti president. Klaus Johanis presidenti rumun i qendrës së djathtë dhe Liviu Dragnea, lider i Partisë Socialdemokrate që qeveris vendin. Prej dy vitesh ata përplasen vazhdimisht për të gjitha  temat, qoftë në politikën e brendshme dhe në të jashtmen.

Dragnea, 56 vjeç, synonte të bëhej kryeministër pas fitores së qartë të partisë së tij në zgjedhjet e vitit 2016, por nuk mund të mbajë atë post pasi është i dënuar për mashtrim elektoral.

Tashmë ai mban postin e kryetarit të parlamentit, por pavarësisht kësaj konsiderohet si njeriu më i fortë në vend. E dëshmoi këtë duke zgjedhur dhe hequr nga posti dy kryeministra në shtatë muaj dhe të vendoste në Janar për emrin e Viorika Dansila. Sipas kritikëve ajo është vetëm një marionetë.

Nga ana tjetër e barrikadës është Klaus Johanis, i zgjedhur befasisht president në vitin 2014, duke mundur ish kryeministrin Viktor Ponta. 59-vjeçari ish-kryebashkiak i Sibiu, pjesë e minoritetit gjerman në vend, ka imazhin e një njeriu serioz dhe korrekt që mbron ligjin. Në Janar të 2017-s ai u bashkua me protestuesit për të denoncuar dhe kundërshtuar përpjekjen e parë të socialdemokratëve për miratimin e dekretitt që shpëton të korruptuarit. Muajt e fundit ai ka bërë disa apele në gjykatën kushtetuee për të bllokuar përpjekje të tjera për modifikime dhe reforma, si dhe ka refuzuar të dekretojë ministra dhe prokurorë të kërkuar nga mazhoranca. Motoja e tij është:

Do të bëj të pamundurën që Rumania të mos bëjë hapa prapa në termat e pavarësisë dhe drejtësisë./abcnews.al