Bruksel, tryeza për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

schedule19:39 - 20 Nëntor, 2017

schedule 19:39 - 20 Nëntor, 2017

Në Bruksel është zhvilluar tryeza e lartë ndërparlamantare mbi integrimin europian të Ballkanit Perëndimor. Në këtë event morën pjesë deputeti Taulant Balla dhe Edmond Spaho. Ky i fundit tha se duhet të krijohet një qeveri antimafia për të prerë lidhjet me krimin dhe të plotësohen kushtet e integrimit europian për Shqipërinë.

« Integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian nuk është një premtim që vjen nga simpatia, por është në interesin e Bashkimi Europian ». Kështu e ka hapur eurodeputeti Eduard Kukan tryezën e lartë ndërparlamantare të zhvilluar në Bruksel mbi integrimin europian të Ballkanit Perëndimor në perspektivën rajonale. Një takim, ku janë trajtuar çështje të nxehta të integrimit për secilin vend të rajonit, pasi fjalimi i drejtorit të përgjitshëm të Komisionit Europian për Ballkanin, Christian Danielsson dhe shkëmbimet me deputetët janë zhvilluar për dy orë me dyer të mbyllura. Parlamenti shqiptar është përfaqësuar me disa deputetë të mazhorancës dhe opozitës, të cilët ndajnë të njëjtin qëndrim në favor të hapjes së negociatave të Shqipërisë në Bashkimin Europian, si një proces në përfitim të qytetarëve shqiptarë përmes një monitorimi të rreptë të reformave kyçe të integrimit. Por dy palët ndahen kategorikisht në qëndrimet e tyre mbi forcën politike që mund të hapë dhe të mbajë barrën e proçesit të negociatave. Për mazhorancën, do të ketë shumë shpejt rezultate bindëse për procesin e Vetingut dhe luftën kundër krimit të organizuar

Ndërkohë, deputetët e opozitës, konsiderojnë se qeveria aktuale nuk mund të përmbushë kushtet e kërkuara nga Bashkimi Europian për hapjen e negociatave dhe as të mbajë barrën e negociatave, pasi në zgjedhjet e përgjithshme të qershorit 2017 u konstatua për herë të dytë fenomeni i shitberjes së votës che se sipas tyre, qeveria aktuale është e pazonja të presë lidhjet me krimin. Ndaj, për opozitën, duhet krijohet një qeveri antimafia për të prerë lidhjet me krimin dhe të plotësojë kushtet e integrimit europian.
Në takimin dyditor ndërparlamentar, marrin pjesë deputetë të rinj të rajonit,mbrojtës së të drejtave të njeriut dhe aktivistë të shoqërisë civile nga vendet e Ballkanit Perëndimor./abcnews.al

 

https://youtu.be/0Q5V_Dx2WHo

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!