Skuadra e Kukësit ka arritur të kalojë në avantazh ndaj skuadrës së Kastriotit, sfidë e cila po zhvillohet në stadiumin e Kamzës.
Në minutën e 22 verilindorët arritën të gjenin golin me anë të Feijao i cili ndëshkon në këtë mënyrë Kastriotin.
Sulmuesi brazilian tregohet i saktë në goditjen me kokë brenda zonës duke mos i lënë asnjë shans portierit Vata.
/f.a/abcnews.al