Teuta e Vllaznia kanë barazuar me rezultatin 1-1 në Elbasan Arena. Vllaznia e nisi me një rast të mirë goli, por Aralica në minutën e tretë nuk goditi si duhet dhe portieri Qirko e ndali sulmuesin kroat.
Ai mbeti në qendër të vëmendjes, pasi në minutën e 34-t mori kartonin e dytë të verdhë dhe la shkodranët me një lojtar më pak. Asnjë gol në 45 minuta.
Vllaznia iu afrua golit më pas me Ardit Krymin, që goditi ngjitur me shtyllën pingule. Dy minuta më pas Teuta nuk gaboi në krahun tjetër dhe realizoi me Gorgiev.
Ardit Hoxhaj iu afrua më pas golit të barazimit, por portieri Qirko e ndaloi. Vlonjati nuk mund të bënte dot të njëjtën gjë në minutën e 70-të, kur Latifi nuk gaboi me portën e boshatisur.
Diagne u bë shpëtimtar për Vllazninë një minutë më pas, kur ndali Koubemba brendaq zone. 1-1 dhe Vllaznia ruan vendin e tretë, kurse durrsakët parakalohen sërish nga Laçi në klasifikim. / abcnews.al


