Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike dhe ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ishte e ftuar këtë të enjte në emisionin “Mbrëmje Ide” nga Mirela Milori. Topalli foli rreth lidershipit dhe kryesisë së re të Partisë Demokratike. Ajo deklaroi në ABC News se Rama dhe Basha janë të lidhur me njëri tjetrin për shkak të interesave të ndryshme politike dhe jo vetëm.
Gjithashtu, Topalli u shpreh edhe për qeverinë e Edi Ramës, idenë e korrigjimit të kufijve të Kosovës, dhe refuzimin për dekretimin e Gent Cakajt nga ana e Presidentit Ilir Meta./abcnews.al