Gazetari Artan Hoxha publikoi sot në ABC pamjet ku shfaqen një ditë para vrasjes së Pashko Ujkës, autorët e dyshuar Kristian Kelmendit dhe Marjan Kolës. Në këto pamje ata shihen se ndodhen në Prishtinë në një qendër tregtare.
Babai i Kelmendit këmbëngul se i biri dhe shoku i tij kanë shkuar për ta takuar në Prishtinë dhe se nuk janë të përfshirë në ngjarje. Pyetje që shtrohet është se si është e mundur që Kristiani nga dyqani ku shfaqet duke bërë shopping, kthehet në Shqipëri. Ndërkohë babai i tij Aleksandri ka theksuar se djali i tij është kthyer në Shqipëri vetëm pasi ka mësuar për kontrollin në banesën e tij me datë 30 nëntor.
Artan Hoxha tha se të rinjtë kanë qenë me një makinë “Benz” në Kosovë ku janë filmuar edhe nga pamjet filmike. Ndërkohë rezulton që janë të tre të regjistruar në një poligon qitje.
“Këta kanë shkuar ta takojnë në Prishtinë. Sipas deklarimeve që i janë marrë babait, ai këmbëngul që shoku i vet dhe Kristiani kanë shkuar për ta takuar. Kanë shkuar në një qendër tregtare. Pyetja që i ka bërë unë është sesi është e mundur që Kristiani është kthyer në Shqipëri”, shprehet gazetari.
Por si shkoi policia te Kristian Kelmendi? “Familjarët e të ndjerit kanë thënë se mes personave që dyshohet se kanë pasur konflikt është edhe Kristian Kelmendi që kanë pasur një bisedë telefonike para disa muajsh dhe ka qenë me ton kërcënues për problemin e një banese që është shitur nga Pashko Ujka. Kjo banesë i është dhënë familjes Kelmendi më vonë i është kërkuar 30 mijë euro, nuk është bërë pagesa dhe banesa është shitur nga Pashko Uja. Prej asaj kohe siç më tha Aleksandër Kelmendi nuk i kanë pasur marrëdhëniet mirë. Policia ka shkuar në fshatin Trushë dhe nuk e ka gjetur Kristianin dhe babin e vet. Kristiani është kthyer në Shkodër më vonë. Ai është vënë në dijeni të faktit se banesa është bastisur. Gjatë marrjes së provave janë gjetur faktorë plotësues në duart e Kristianit, mbetje të baruti”, deklaroi gazetari.
g.v/abcnews.al