Masakra e Lushnjës, SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Orges Bilbilin e Anterio Kaloshin

schedule13:26 - 2 Dhjetor, 2021

schedule 13:26 - 2 Dhjetor, 2021

SPAK ka kërkuar burg përjete për Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, dy persona te akuzuar për masakrën e Lushnjes më 2017. Prokuroria e SPAK Dolorez Musabelli ka lexuar konkluzionet përfundimtare ndaj këtyre shtetasve duke kërkuar për to burg përjetë.

Ndërkohë vijon të jetë në kërkim për këtë ngjarje Laert Haxhiu. Prokuroria e Posaçme i akuzon të tre si pjesëmarrës në grup kriminal dhe autorë të disa vrasjeve me paramendim në zonën e Lushnjes dhe jo vetëm.

Lexo edhe: Kanosi me armë punonjësin e policisë, dënohet me 5 vite burg Orges Bilbili

Orgest Bilbili dhe Laert Haxhiun janë akuzuar për vrasjen e Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit si dhe tentativën e vrasjes së Xhulio Shkurtit, nipit të Aldo Bares. Veç akuzës së vrasjes në rrethana cilësuese të një ose më shumë personave, Bilbili akuzohet për “Kryerjen e veprave penale në kuadër të grupit kriminal”.

Kujtojmë se Bilbili, ka qenë jo vetëm një nga personat më të kërkuar në rrethin e Lushnjës e në Shqipëri, por edhe në kërkim ndërkombëtar. Ai u arrestua në Tiranë gjatë periudhës së izolimit për shkak të pandemisë, pas përplasjes me efektivët që kryenin kontrollin në territor.

Arrestimi nga policia e Tiranës i Orges Bilbilit u quajt një sukses i konsiderueshëm. Kjo për faktin se policia është e bindur se ai është një nga tre autorët e dyshuar të disa vrasjeve të pamëshirshme, që vitet e fundit kanë terrorizuar Lushnjen. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!