Venezuela përfshihet nga kaosi dhe protestat e opozitës të shoqëruara me viktima dhe arrestime. Një ditë pasi presidenti Trump njohu si legjitim presidentin e vetëshpallur të Venezuelës Huan Guaido, Nikolas Maduro zyrtarizoi shkëputjen e marrëdhënieve mes Venezuelës dhe SHBA. Ai u ka lënë diplomatëve amerikanë vetëm 72 orë kohë për t’u larguar nga vendi .
Largohuni nga Venezuela, sepse këtu ka dinjitet. Presidenti i Venezuelës Nikolas Maduro, ka folur para mijëra mbështetësve të tij, pak orë pasi kreu i Shtëpisë së Brdhë Donald Tramp pranoi Huan Guaido si president të vendit pas vetëshpalljes së tij në këtë post.
Para turmës së njerëzve të mbledhur në Karakas ai konfirmoi prishjen e marrëdhënieve diplomatike me Uashingtonin duke theksuar se kishte vendosur të prishte cdo lloj marrëdhënie diplomatike dhe politike me qeverinë imperialiste të shteteve të bashkiuara të amerikës. Ai iu dha vetëm 72 orë kohë diplomatëve amerikanë për t’u larguar nga vendi.
Venezuela aktualisht është në një gjendje kaotike duke pasur dy president: Nikolas Maduro pasardhës I Hugo Chavez që në prill 2013, dhe Huan Guaidó, i cili u vetëshpall president gjatë një mitingu nën vështrimin e interesuar të Uashingtonit, me Tramo që ishte I pari që e njohi dhe pranoi si Presidentin e ligjshëm të vendit.
Të njëjtën gjë bënë dhe Kanadaja e vende të tjera. Kjo lëvizje e opozitës pritej, e po përgatitej prej kohësh, aq sa gjykata e lartë e venezuelës – besnike ndaj Maduros – kishte urdhëruar një hetim penal për parlamentin ndërsa presidenti venezuelian i zgjedhur vendosi një rivlerësim absolute të marrëdhënieve me qeverinë amerikane.
Tensioni në vend është shumë i lartë, ku ka protestat nga të dyja palët, pro dhe kundër Maduros. Policia dhe ushtarët kanë qëlluar ndaj manifestuesve duke shkaktuar 14 viktima sipas raportimeve të organizatave jo qeveritare, ndërsa që nga e hëna janë arrestuar mbi 200 persona.
Nga ana e tij Guaido u shpreh se të gjithë duhet të ishin të vëtedijshëm se ky ishte një takim historik me vendin dhe të ardhmen e fëmijëve. Ai kërkon një qeveri tranzicioni për zgjedhje të reja./abcnews.al