E quajtën lypsar i rrugëve, Çun Lajçi zbulon arsyen që shet libra: U ndjeva keq, jam artist

schedule10:25 - 2 Dhjetor, 2021

schedule 10:25 - 2 Dhjetor, 2021

Aktori dhe poeti legjendar, Çun Lajçi ka bërë një rrëfim ekskluziv për “ABC e Mëngjesit”. Ai ka folur për gjithçka nga lufta me Covid-19, ndarja nga jeta e së bijës deri te shitja e librave në rrugë.

“Janë dy libra e këtij viti, njëri është roman dhe tjetri përmbledhje poetike. Vitin e kaluar isha i mbyllur sikur të tjerët, se ishte kohë virusesh sikur tani. Kisha shkruar një roman tani “Bastardësh”.

Me atë pension që marr unë dhe kolegët e mi nuk mundesh me ja dal, edhe vendosa me dal vetë nga Kosova në Shqipëri, ku edhe po xhiroja një film me Ed Grishajn. Edhe duke e shitur “Bastardin” dhe duke e nxjerr tregjeve, çfarë ndodhi të gjitha të mirat dhe të këqinjat i mblodha dhe i hodha në librin “Kopilani”, tha ai.

Më tej, Lajçi ka treguar dhe se u ndje shumë keq kur e quajtën lypsar i rrugëve, pasi librat nuk i shiti për t’u dukur.

“Kam arritur në një konstatim që Shqipëri ka dëshirë me të pa duke vdek dhe tu vdek me ta sha nanën. Ja edhe ky u rrëzu. Unë nuk kisha dal me shit mend, unë nuk kisha dal me xhiru filma. U ndjeva keq, por fati im ishte kur shkova te Haxhi Zeka dhe ai nuk më njihte. Ishin 3-4 punëtor krahu dhe u afrova në shatërvan për të pirë uji. Kishin ardh dy zonja dhe më i thirri dhe më tha o jaran ke ardh me shit libra a me pi ujë.  Unë ju ktheva që nuk jam jaran, i tregova që jam një artist”, tha aktori.l.k/abcnews.al