Drejtësia britanike ka vendosur deportimin në atdhe të shqiptarit me tetë identitete, Edlir Ganoshit.
Liria e tij mori fund në prill të këtij viti kur u arrestua në shtëpi me 10,000 £ të cilësuara “të ardhura kriminale”.
Ai ishte edhe përpara arrestimit një personazh i njohur për drejtësinë. 32-vjeçari u burgos në vitin 2018 për përfshirje në prodhimin e kanabisit.
Ganoshi ishte pjesë e një bande që drejtonte dhe kontrollonte disa ferma kanabisi, të cilat së bashku arrinin fitime mbi 2 milionë £ çdo vit.
Ganoshi bashkëpunonte me Elidjon Pashallarin dhe Arbër Ganoshin. Mes identiteteve të rreme ai kishte edhe dokumente greke dhe italiane./ Abcnews.al