Barazimi i fundit me Lushnjën në shtëpi ka rezultuar fatal për trajnerin e Burrelit, Saimir Patushin.
Matjanët duhet të fitonin me çdo kusht ndaj verdhejeshilëve, për të mbajtur një distancë sigurie me zonën e ftohtë të klasifikimit.
Burreli në katër ndeshjet e fundit ka marrë vetëm 2 pikë dhe renditet në vendin e 10-të me 13 pikë, po aq sa kanë edhe Butrinti, Pogradeci, Besëlidhja e Apolonia. / abcnews.al