Dy persona janë plagosur me armë zjarri në Bardhosh të Prishtinës ditën e sotme. Policia ka deklaruar për Gazetën Express se ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Ndërkohë motivet e ngjarjes mbeten të paqarta.
“Rreth orës15:30 është pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri të ndodhur në fshatin Bardhosh të komunës së Prishtinës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se dy persona janë plagosur me armë zjarri nga persona aktualisht të panjohur.
Ndërkohë që viktimat janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, hetuesit policor kanë nisur një hetim me qëllim të sqarimit të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin si dhe identifikimin e të dyshuarve të mundshëm”, thotë policia. /Abcnews.al