Gjykata e Apelit Durrës ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg për agjentin e policisë “Fast Albania” Sokol Fana, që i kërkoi 7 mijë euro Klodjan Hajdërllit në këmbim të mos arrestimit.
Polici, Sokol Fana, akuzohet për “Mashtrim” dhe “Shpërdorim detyre”.
Gjykata e shkallës së parë Elbasan kishte vendosur si masë sigurie arrest në burg për policin.
/abcnews.al/