CNN ka pezulluar prezantuesin e njohur Chris Cuomo për një kohë të pacaktuar. Vendimi ka lidhje me dokumentet e shpërndara nga zyra e prokurorit të New York që dëshmuan se si Chris Cuomo ka përdorur postin dhe kontaktet e tij për të ndihmuar vëllain dhe ish guvernatorin e Andrew Cuomo që të përballet me akuzat për ngacmime seksuale.
Dokumentet ngrenë dyshime serioze, deklaroi CNN duke shtuar se si këto dokumente tregojnë një përfshirje më të madhe të tij. Për këtë arsye u vendos dhe pezullimi i tij në pritje të vlerësimeve të mëtejshme.
Donald Trump ka festuar pezullimin e Chris Cuomo nga CNN. Ai e cilësoi si një lajm të madh për telespektatorët, dhe shtoi nëse vendimi u mor si pasojë e audiencës së ulët apo se pse vëllai i tij nuk është më guvernator.
Ose ndoshta për të dy arsyet: Gjithsesi Fredo është jashtë, deklaroi Trump i cili shpesh pe krahason Chris Cuomo me “Fredo Corleone” të Padrinos.
/abcnews.al