Zidane trajner i Francës? Presidenti “gjelave” u jep fund thashethemeve

schedule10:50 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 10:50 - 1 Dhjetor, 2021

Zinedine Zidane është një trajner aktualisht pa skuadrës dhe po shijon pushimet e tij, por shumë zëra e kanë lidhur teknikun francez më disa skuadra.

Siç është përfolur në media Zidane refuzon çdo ofertë klubesh që vjen në drejtim të tij sepse dëshira e francezit është të ulet në stolin e kombëtares Franceze.

Për këtë çështje në një intervistë për “AEP” ka folur edhe Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Nowl Le Graet, i cili ka treguar për mundësitë që Zidane ka të marrë drejtimin e “gjelave”.

“Nëse Deschamps fiton Kupën e Botës, mund të kërkojë të qëndrojë. Nëse jo, mund të ketë një ndjesi për revansh. E vlerësoj shumë, nuk mund të themi se vendimi i përket atij. Mendoj se besnikëria e Deschamps i ka dhënë frytet. Të gjithë flasin për këtë. Le të imagjinojmë që Deschamps vjen dhe më thotë se nuk dëshiron të vazhdojë. Emri Zidane më vjen në mendje, pa dyshim, nëse ai është i lirë. Nuk do të pres që Zidane të jetë i lirë. Të jesh trajner do të thotë të kesh shumë ambicie. Nëse e bën këtë me llogaritje, duke pritur thirrjen, nuk është gjë e mirë”, ka deklaruar kreu i Federatës.  /f.a/abcnews.al