Klubi i Tiranës historikisht ka prodhuar lojtarë që kanë arritur të bëjnë diferencën në kampionatin shqiptarë dhe sidomos vitet e fundit ish-lojtarë të bardh e bluve që janë transferuar jashtë në kampionate europiane kanë arritur të bëhen pjesë e kombëtares.
Pas shitjes së Ernest Muçit dhe Jurgen Çelhagës, tani është radha e një tjetër lojtari premtues që mund të largohet jashtë Shqipërisë.
Në këtë mënyrë skuadra e Tiranës “fërkon duart” sepse nga një shitje e tillë ngroh “xhepat”.
Bëhet fjalë për talentin e mbrojtjes bardh e blu, Marsel Ismajlgeci, i cili me shumë mundësi mund të transferohet në një kampionat elitar, i cili ekzaktësisht është ndjekur me vëmendje nga klubi holandez i Feynord, i cili raportohet që ka gati ofertën për “yllin” e Tiranës.
Transferimi i Ismajlgecit mund të arrihet që në merkaton e janarit, për të cilin bardh e blutë e kryeqytetit kërkojnë 400-500 mijë euro që ta lënë të lirë xhevahirin e tyre. /f.a/abcnews.al