Në parlamentin grek sot do të ketë debate lidhur me Marrëveshjen e Prespës, ndërsa në darkë mund të votohet për ratifikimin e saj. Lideri i opozitës greke Micotaqis tha se “Nea demokracia” do të bëjë të pamundurën për të bllokuar këtë marrëveshje.
Në parlamentin e Greqisë vijojnë dhe sot debatet rreth ratifikimit të marrëveshjes së Prespës. Debate që do të përfundojnë me votimin e marrëveshjes së arritur mes Athinës dhe Shkupit, mbrëmjen e së mërkurës. Mediat greke raportojnë se kohëzgjatja e seancës do të varet nga numri I deputetëve që do të kërkojnë fjalën.
Edhe pse për ratifikimin nuk duhet një shumicë absolute, mediat greke shkruajnë se sipas parashikimeve marrëveshja do të miratohet me të paktën 151 vota duke pasur parasysh deklaratat e fundit të pjesës më të madhe të deputetëve.
Para zhvillimit të seancës debatet janë zhvilluar në komisionin parlamentar për punë të jashtme.
Ndërkohë kryetari i Demokracisë së re, Misotakis deklaroi se partia e tij do të bënte të pamundurën që marrëveshja e prespës most ë ratifikohet në parlament. Lideri i opozitës u bëri apel deputetëve që të kenë kujdes me votën e tyre pasi do të përballen me ndërgjegjen e tyre dhe historinë në të ardhmen.
Sipas misotakis, marrëveshja e arritur nuk ëshët aspak e mirë pasi për herë të parë në Greqi hiqet dorë zyrtarisht nga gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas i fqinjëve duke braktisur në këtë mënyrë politikën dhjetëvjecare. Një politikë që sipas tij, kryeministri Aleksis Tsipras e njeh shumë mirë.
Kërkesa kryesore e partisë së tij është që në parlamentin grek të shqyrtohet fillimisht kushtetuta e maqedonisë, pasi sipas opozitës greke është e papranueshmë që të bëhen debate pa u analizuar fillimisht teksti përfundimtar, i rishqyrtuar dhe i korrigjuar i kushtetutës. /abcnews.al

