France Football nuk jep vetëm çmimin e “Topit të Artë”. “Kopa” është një prej tyre, për lojtarin e ri më të mirë.
Fabio Cannavaro, fitues i “Topit të Artë” në vitin 2006, e ka dorëzuar këtë çmim.
Judde Bellingham, Mason Greenwood, Nuno Mendes, Jamal Musiala dhe Pedri ishin të nominuarit.
Italiani ia ka dhënë “Kopa Trophy” talentit të Barcelonës dhe Spanjës, mesfushorit Pedri. / abcnews.al