Ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare, aktori i njohur i serialit “Pasionet e Fshehta”

schedule18:30 - 29 Nëntor, 2021

schedule 18:30 - 29 Nëntor, 2021

Leonardo Zapata Bohórquez, i njohur me emrin e tij artistik Sebastián Boscán, ka ndërruar jetë këtë të hënë në moshën 41-vjeçare në qytetin e Medellín në Spanjë.

Nuk dihen ende detaje të hollësishme, por thuhet se ai vdiq nga kanceri.

Aktori kolumbian i njohur më së shumti në telenovelën e famshme “Pasionet e Fshehta”.

Boscán e filloi karrierën e tij në televizion në vitin 2002 me telenovelën kolumbiane “La Venganza”, ku luajti rolin e Marco Tulio Valerugo. Më vonë ai mori pjesë në një numër të madh serialesh, ndër të cilat më të rëndësishmet janë “Tiempo final”, “Montecristo”, “La mujer en el sombra” dhe “Madre Luna”.

Gjithashtu, Boscán arriti admirimin e publikut në rolet e mëvonshme si Gabriel Ávila në “El stylista”.

Për këtë rol të fundit ai u nominua për çmimin India Catalina në kategorinë e aktorit më të mirë të telenovelës në vitin 2015./abcnews.al