Danimarka u bë vendi i 7-të evropian që konfirmoi raste të variantit të ri të COVID-19 Omicron. Më herët Holanda, Gjermania, Republika Çeke, Italia, Britania e Madhe dhe Belgjika kishin zbuluar raste të variantit të ri të koronavirusit.
Në vendin tonë dhe në Kosovë ende nuk kemi një rast të identifikuar me variantin e ri megjithatë rreziku që të vijë dhe te ne është i mundshëm. Mënyra më e mirë për ti bërë ballë çdo variant të COVID është vaksina.
Ministria e Shëndetësisë u ka kërkuar edhe njëherë qytetarëve që të vaksinohen e të mbrohen nga COVID-19.
Nga kjo ministri kanë thënë se rekomandimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë është se vaksinimi kundër COVID-19 është mënyra më e sigurt për t’u mbrojtur nga COVID-19. Sipas MSH’s edhe COVID-19 mund të ketë komplikime serioze dhe kërcënuese për jetën.
“Rekomandimi i OBSH-së është se vaksinimi kundër Covid 19 është mënyrë më e sigurt për të ndihmuar në ndërtimin e mbrojtjes kundër virusit. Covid-19 mund të ketë komplikime serioze, kërcënuese për jetën. Duke u vaksinuar ju do të zhvilloni imunitetin në një mënyrë më të sigurt sesa të infektoheni apo sëmureni”, thotë ministria e Kosovës.