E premtja rikthen futbollin në vend, pasi luhen dy takimet e para të javës së 11-të të Abissnet Superiore.
FSHF ka programuar të luhen Laçi-Dinamo dhe Teuta-Vllaznia, dy ndeshje mjaft të forta mes skuadrave që duan minimumi kupat e Europës.
Të dielën Kastrioti pret Kukësin, ndërsa Egnatia do kthesën kundër Tiranës së vendit të parë. Partizani-Skënderbeu është takimi tjetër i kësaj jave.
Për këtë ndeshje dhe për përballjen Teuta-Vllaznia ende nuk ka zyrtarisht njoftime për stadiumet ku zhvillohen ndeshjet. Në varësi të tyre do të jenë edhe oraret e ndeshjeve. / abcnews.al