Naftëtarët e Ballshit sërish në protestë: Një kompani private ka nisur punë në uzinë

schedule10:27 - 29 Nëntor, 2021

schedule 10:27 - 29 Nëntor, 2021

Naftëtarët e Ballshit edhe sot janë bërë bashkë për të protestuar, para rafinerisë së naftës. Ashtu siç pretenduan një javë më parë, naftëtarët dyshojnë se uzina do të shitet për skrap.

Naftëtarët e rafinerisë së Ballshit kërkojnë shlyerjen e 13 pagave të prapambetura dhe rinisjen e punës së rafinerisë, ndërsa i tremben faktit që rafineria nuk do t’i kthejë më në punë.

Sipas naftëtarëve një kompani private ka nisur punë në uzinë. Ata sot kishin paralajmëruar se do hynin brenda, por dy furgonë policie kanë hyrë në rafineri për ti ndaluar./abcnews.al/