E qëllimshme? Pistat e hetimit për vdekjen e çiftit në shtëpinë e pushimit në Golem

schedule20:05 - 27 Nëntor, 2021

schedule 20:05 - 27 Nëntor, 2021

Vdekja aksidentale, është pista kryesore ku janë fokusuar hetimet e policisë lidhur me vdekjen e Mihal Jani, 60 vjeç dhe Anila Llulla, 50 vjeçe të cilët u gjetën të vdekur këtë të shtunë në apartamentin e katit të dytë të një pallati në rrugën “Bulevardi i Pishave” në Golem.

Gazetari i ABC Leonidha Musai raporton se hetimet janë shtrirë në disa pista ndërsa nuk përjashtohet as pista që vdekja të ketë qenë e qëllimshme. Shkaku i saktë do zbardhet në përfundim të hetimeve. Ende mbetet e paqartë lidhja që 2 viktimat kishin me njëri tjetrin, por paraprakisht raportohet se bashkëjetonin.

Lexo edhe: Gruaja u zhduk 2 ditë më parë nga Tirana, familjarët të alarmuar, si i gjetën sot të vdekur në Golem

Ata dyshohet se humbën jetën për shkak të asfiksisë nga gazi. Policia njofton se ngjarja u zbulua në rreth orës 17:45. Shtëpia ishte e 60-vjeçarit Mihal Jani, ndërsa Anila Llulla banonte në Tiranë. 60 vjeçari e përdorte apartamentin ku u gjetën pa jetë si shtëpi pushimi. 50-vjeçarja ishte larguar nga shtëpia e saj në Tiranë 2 ditë më parë. Djali i saj, i shqetësuar për kishte denoncuar largimin e saj. Edhe djali i Mihal Janit gjatë ditës së djeshme, por edhe sot, i binte telefonit të të atit, por ai nuk përgjigjej. Kësisoj ai shkoi gjatë pasdites në shtëpinë e 60-vjeçarit, por sërish askush nuk iu përgjigj teksa i ra derës. Në pamundësi për të bërë diçka ai kërkoi ndihmën e zjarrfikëses e policisë dhe kur u futën në shtëpi i gjetën të pajetë. be.k/abcnews.al