Gol që vendos dy rekorde, Erling Haaland është “makineri” në Bundesliga

schedule08:40 - 28 Nëntor, 2021

schedule 08:40 - 28 Nëntor, 2021

Erling Haaland do të thyejë shumë rekorde nëse vazhdon të shënojë kështu. Sulmuesi, i rikthyer nga dëmtimi, ka ndëshkuar dje skuadrën e Wolfsburg.

Norvegjezi bëhet lojtari më i ri që arrin kuotën e 50 golave në Bundesliga, teksa është 21 vjeç, 4 muaj e 6 ditë.

Jo vetëm kaq, pasi Haaland është ai që e arrin këtë shifër golash në vetëm 50 ndeshje, duke përmirësuar rekordin e Timo Konietzka që i kishte shënuar 50 gola pas 62 ndeshjesh. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!