Raport mjekësor në Paris Saint-Germain në prag të ndeshjes kundër Saint-Etienne.
Lajm i mirë për Marco Verrattin , i cili tashmë është rikuperuar nga dëmtimi i kuadricepsit dhe do të rikthehet në grup nga fillimi i javës së ardhshme. E njëjta gjë vlen edhe për Ander Herrera , ndërsa për Wijnaldum do të duhen edhe disa ditë pas dëmtimit të kërdhokullës.
Më në fund duhet vlerësuar Mauro Icardi, i cili pikërisht sot ndjeu një shqetësim muskulor në stërvitje./h.ll/abcnews.al