Bie ‘pista’ Kane, Manchester City ‘peshkon’ një emër të madh për sulmin

schedule16:17 - 27 Nëntor, 2021

schedule 16:17 - 27 Nëntor, 2021

Harry Kane ishte dëshira e Manchester City-t për t’a transferuar nën urdhërat e trajnerit Pep Guardiola, ‘pistë’ e cila nuk u realizuar, sepse me ardhjen e Antonio Conte në krye të Tottenham, sulmuesi anglez ka vendosur të rinovojë kontratën.

I gjendur në këto kushte Manchester City është hedher në sulm për një tjetër sulmues që garanton gola dhe që mund të mbajë peshën kryesore të sulmit.

Drejuesit e Citiziens kanë hedhur ‘grepat’ te Real Madrid, nga ku dëhsirojnë të ‘peshkojnë’ Karim Benzemanë.

Sulmuesi francez është një nga pikat kryesore të sulmit të “Los Blancos”, i cili kujtojmë se është bërë pjesë e klubit madrilen që në vitin 2009.

Sipas asaj që raportohet nga mediat angleze, drejtuesit e Cityt kanë nisur kontaktet e para me menaxherin e Benzemasë për të baindur atë që të bëhet një transferim i tillë ngaSpanja në Angli.  /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!