Real Madrid dëshiron me çdo kusht yllin e PSG, Kylian Mbappe për ta transferuar në “Santiago Bernabeu”.
PSG ka menduar ti përgjigjet madrilenëve ‘dhëmb për dhëmb”, duke tentuar të rrëmbejnë yllin e tyre Vinicius Junior.
Në këtë mënyrë parizienët do të hakmerreshin me madrilenët, duke “tunduar” brazilianin Vinicius të pranojë të luajë në Ligue 1. Sulmuesi është një nga më të mirët tek Reali këtë sezon tekska së bashku me Benzemanë janë dy golashënuesit me të mirë në La Liga.
Sipas mediave spanjolle, te PSG janë të gatshëm t’i ofrojnë sulmuesit një kontratë 6-vjeçare dhe një pagë prej 17 milion eurosh në sezon. Një ofertë vërtet tunudese kjo për Vinicius dhe për PSG-në kjo mund të jetë ‘çmenduria’ e radhës. /f.a/abcnews.al