Të gjithë i duam dasmat, dhe jo vetëm për atë momentin e celebrimit por si një mundësi për tu argëtuar me njerëzit më të afërt dhe zakonisht për ushqimin e mirë. Megjithatë, ceremonia dhe festa kanë të bëjnë më shumë me personat që martohen pasi është jeta e tyre nis pikërisht atë ditë, shkruan marie claire
Nëse ndalemi për një moment dhe vëzhgojmë sjelljen e çiftit do të kuptojmë nëse martesa e tyre do të zgjasë. Kështu të paktën pohon fotografja profesioniste e dasmave dhe TikToker, Shayla Herrington, e cila zbuloi tre shenjat kryesore se një martesë nuk do të zgjasë, pas një karriere 15-vjeçare në këtë fushë.
Shenja e parë është kur çifti, përveç fotove tipike që bëjnë së bashku, bëjnë më shumë foto me familjen apo miqtë e tyre.
“Po, patjetër që do të dilni me nënën dhe babanë tuaj ose vëllezërit e motrat dhe kushërinjtë tuaj të dashur, por mos të bësh shumë foto me partnerin është e dyshimtë”, tha ajo.
Një tjetër shenjë e rëndësishme është sjellja e miqve të dhëndrit dhe nuses. Nëse refuzojmë të flasin për ta ose duket sikur i injorojnë ata, ndoshta kjo tregon se ata nuk kanë marrëdhënien të mirë me ata.
“Është një shenjë tipike që ata nuk e pëlqejnë burrin tuaj të ardhshëm dhe një tregues i një divorci që mund të jetë më i afërt nga sa mendojnë të gjithë.”
Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, çifti kalon më shumë kohë me miqtë e tyre sesa me bashkëshortin gjatë festës pas dasmës. Videoja e fotografes u bë virale në platformën e njohur me shumë përdorues që ishin dakord me arsyet që ajo kishte parashtruar, raporton abcnews.al
“Ish-burri im nuk ishte pranë meje”, ka shkruar një nga ndjekësit e saj, ndërsa një tjetër ka theksuar: “Burri im ka preferuar ta kalojë natën e parë të martesës me vëllai e tij dhe jo me mua.
Çështja e divorcit është një nga çështjet më aktuale në mesin e amerikanëve dhe hulumtimet kanë treguar se pothuajse gjysma e të gjitha martesave përfundojnë me divorc. Konkretisht, rreth 41% e martesave të para përfundojnë me divorc./abcnews.al