Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tragjedia në Deçan, reagon Rama: Jemi brengosur të gjithë, autori meriton ndëshkimin ekstrem të drejtësisë

schedule22:54 - 26 Nëntor, 2021

schedule 22:54 - 26 Nëntor, 2021

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Deçan ku tre persona humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur. Në një postim në Tëitter, kreu i qeverisë shkruan se jetët e marra në Kosovë nga “plumbat e një egërsie” na kanë brengosur të gjithëve. Rama shton se autori duhet të marrë ndëshkimin ekstrem të drejtësisë.

Po ashtu, kryeministri ngushëllon familjarët e viktimave ndërsa institucioneve të Kosovës u bën thirrje për kurajo ” në këtë moment fitues.”

EDI RAMA NË TWITTER

“Jetët e marra në Kosovë nga plumbat e një egërsie që meriton ndëshkimin ekstrem të drejtësisë, na kanë brengosur të gjithëve. Ngushëllime vëllazërore familjeve të goditura në zemër nga humbja absurde. Kurajo e mbështetje institucioneve të Kosovës në këtë moment sfidues.”

Për masakrën në Deçan ku nje person i maskuar hapi zjarr në drejtim të një autobusi nxënësish reaguan më herët kryedemokrati Luzim Basha, Presidenti Ilir Meta si dhe ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!