Një nga segmentet më kryesore të Vlorës ajo e Skelë- Vlorë është shkatërruar e gjitha. Por ndërsa banorët dhe drejtuesit e mjeteve kërkojnë të ndërhyhet urgjent, bashkia ka afruar sinjale pozitive. Drejtuesit e saj thanë se rehabilitimi i saj është përfshirë në buxhetin e 2019-tës.
E tëra e rrënuar dhe e mbushur me gropa. Nuk mbahet mend që kur këtu nuk është vënë dorë. Me nisjen e punimeve në bulevardin kryesorë të qytetit, segmenti Vlorë- Skele nga rrugë dytësore u kthye në kryesore.
Pjesa më e dëmtuar është ajo pranë stadiumit “Flamurtari” por edhe pranë instiucionit Zjarrfikës. Banorë e drejtues mjetesh na vazhdimësi u kërkojnë vendorëve ndërhyrje.
Me ardhjen e dimrit me reshje aty nuk kalohet. Abcnews shkoi dhe u interesua në bashkinë e Vlorës. Zyrtar të saj i thanë gazetarit që në buxhetin e 2019-tës, kjo rrugë është përfshirë për rehabilitim. Por deri në nisje të punimeve apo të përfundimit të tyre rruga do të ketë këtë pamje./abcnews.al