Partizani-Teuta, prej orës 16:45” hap fazën e dytë të Abissnet Superiore dhe sërish do të luhet në “Elbasan Arena”, aty ku fazën e parë kampionët në fuqi morën pikët e plota. Ky mund të quhet dueli i frikës nga humbja…
“Demat” e drejtuar nga Ilir Daja kërkojnë të “hakmerren” dhe më së shumti pikët u duhen për situatën që po kalojnë, pasi kanë marrë 9 pikë në 9 ndeshje dhe renditen në zonën e ftohtë të tabelës së klasifikimit.
Nga ana tjetër kjo e shqetëson trajneri Edi Martini të Teutës. “Partizani është më i rrezikshëm në këto situatat kur nuk është mirë, kjo është ajo së cilës i druhem”, tha Martini dje në konferencën për mediat.
Partizani është gati dhe për këtë ndeshje nuk do të jetë sërish gati Alban Hoxha, kurse te Teuta kthehen të pezulluarit Selmani, Acquah, Aleksi dhe Jackson, ndërsa në dyshim është vetëm Todorovski, w cili pritet të zëvendësohet nga Hektor Idrizaj. / abcnews.al